Programi i Shoqërisë UNIVERSITAS
 

I. Informimi dhe integrimi i studentëve

1. Udhëzimi i studetëve të rinj.
2. Hapja e një faqeje në Internet (Homepage) për mbledhjen e informatave mbi studimin, për punë, banim etj.
3. Krijimi i kontakteve dhe organizimi i takimeve të përbashkëta me studentë tjerë nga të
gjitha viset shqiptare dhe me studentë austriak dhe të huaj në Vjenë dhe Austri.
4. Organizimi i mundshëm i kurseve plotësuese të gjuhës, kompjuterit etj.

 
 

II. Organizimi i ndihmave materiale për shqiptarët në Maqedoni

1. Ndihma materiale nga organizatat humanitare austriake dhe nga donatorë të ndryshëm për shqiptarët në Maqedoni.
2. Ndihma kulturore; libra, mjete mësimore shkollore, universitare.
3. Krijimi i lidhjeve dhe kontakteve me organet dhe institucionet e ndryshme austriake për krijimin e kushteve për bashkëpunim, funksionim të projekteve dhe për përshpejtimin e tyre.

 
 

III. Funksionimi i Shoqërisë UNIVERSITAS

1. Angazhimi i çdo anëtari të Shoqërisë për mbarëvajtjen e punëve dhe projekteve të Shoqërisë dhe krijimi i kushteve për vazhdimësinë e tyre.
2. Pagesa e anëtarësisë.
3. Afirmimi i Shoqërisë ndër studentët shqiptarë në Vjenë dhe Austri, ndër bashkatdhetarë dhe austriakë dhe ruajtja e zërit të mirë të Shoqërisë.
4. Organizimi i subvencioneve për veprimtari dhe projekte.